Bima e quajtur bar veshi (lat. Sempervivum tectorum ) është e pasur me taninë, vajra, acide të mollës. Hulumtimet kanë vërtetuar se është e pasur me flavonoide dhe karbohidrate.
Në mjekësinë popullore përdoret shkaku i përbërësve kundër inflamacioneve.
Përdoret edhe në formë të lëngshme, kompresa, yndyrë, tinkturë dhe çaj.
Bar veshi është një ilaç i vjetër për sëmundjet e veshëve dhe shëron humbjen e dëgjimit. Bar veshi ka efekt të ngjashëm sikurse edhe aloe vera, e cila njihet në shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës. Me këtë bimë mund të trajtoni edhe problemet me sytë, plagët, të thatit dhe urdhjen.