Benefitet e propolisit për shëndetin oral njihen tashmë. Falë kompozimit të tij të veçantë farmakologjik që përfshin flavonoidet, acidet fenolike e të tjera—ai përdoret prej vitesh për të mbrojtur dhëmbët dhe gingivat.
Preparatet me bazë propolisi gjejnë përdorim të gjerë në fushën stomatologjike. Në përgjithësi shfrytëzohen për vetitë antimikrobiale, antivirale, analgjezike dhe anti-inflamatore.
Jo të gjithë e dinë që propolisi përdoret për të parandaluar kariesin dhe sëmundjet paradontale. Ja cilat janë disa nga përfitimet e tij kryesore në këë fushë:
-Parandalon kariesin dentar
-Ka benefite në sëmundjet paradontale duke parandaluar humbjen e kockës
-Veprim anti-inflamator
-Aktivitet anti-viral