Mund ta keni pasur mendimin e gabuar…
Në mendim të thjeshtë, të humbësh peshë është më e lehtë se të shtosh, apo jo? Epo në fakt kjo është gabim.
Kur formohen qelizat e dhjamit, ato mund të zvogëlohen në masë, por nuk do të zhduken pavarësisht dietës tuaj.
Qelizat e dhjamit krijohen shumë lehtë, në fakt, nëse sot filloni të konsumoni ushqime me sasi më të madhe të yndyrës, qelizat e dhjamit do të krijohen brenda ditës.
Kjo do të thotë se arsyeja pse është e vështirë për njerëz të ndalojnë shtimin e peshës është plotësisht biologjike, sepse qelizat do të vazhdojnë të krijohen dhe shtohen.
Shtimi i peshës shkaktohet nga zgjerimi i qelizave të dhjamit dhe dieta vetëm sa do të zvogëloj ato në madhësi.
Kjo është arsyeja pse pas një diete, të gjithë e shtojnë përsëri peshën e humbur.
Për të mbajtur peshën e humbur, dieta duhet të vazhdoj për kohë më të zgjatur, deri sa qelizat e dhjamit të shpërbëhen plotësisht, ose të paktën shumica e tyre.
Mund të duket absurde, sepse është më e lehtë vetëm të mos hash, apo jo? Epo këtu flitet për metodat e shëndetshme të humbjes së peshës, pa i shkaktuar vetes probleme anësore.
Dietat e pashëndetshme janë shumë të rrezikshme dhe mund të qojnë në shumë sëmundje të tjera.