Gjethet e dellit janë bimët shëruese më të përhapura dhe përdoren me shekuj. Kjo është një bimë shumëvjeçare shëruese.
Rritet nëpër livadhe. Megjithëse edhe kërcelli i saj është shumë shërues, përdoren vetëm gjethet e saj. Gjethet e saj thahen në erë, e shëruese janë vetëm ato gjethe me ngjyrën e gjelbër, edhe pasi të thahen.
Përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, si vitamina C dhe K, më pas taninë, pektinë, hekur, kalium, kalcium. Falë gjithë këtyre përbërësve, e edhe shumë të tjerëve, përmes këtyre përbërësve aktivë, gjethet e dellit ndikojnë si antibiotikë.
Lëngu i freskët i shtrydhur përdoret në shërimin e kollës, bronkitisit dhe sëmundjet e mushkërive, pastaj shëron diarrenë dhe hemorroidet.