Një bari eksperimental mund të ndihmojë në përfundimin e shpejtë të infeksionit nga COVID-19 në pacientët me raste më të lehta të virusit.
Bari terapeutik i quajtur molnupiravir, do të ishte bari i parë oral i krijuar posaçërisht për të luftuar COVID-19 shkruan Very Well Health.
Ekspertët thonë se rezultatet e provave të hershme janë premtuese dhe mund të ndihmojnë në shkurtimin e kohës që njerëzit e infektuar mbeten pozitivë për virusin.
Kompania farmaceutike Merck njoftoi me 6 mars 2021, se prova klinike e fazës 2 për një bari oral për të luftuar COVID-19 ka zbulime të hershme premtuese.
Studiuesit zbuluan se bari molnupiravir, ndihmon në zvogëlimin e ngarkesës virale te pacientët me COVID-19.
Merck dhe kompania partnere Ridgeback Biotherapeutics njoftuan rezultatet e provës klinike të fazës 2a të kompanive në një njoftim për shtyp.
Studimi regjistroi 202 të rritur që kishin shenja ose simptoma të COVID-19 brenda shtatë ditëve të fundit dhe konfirmuan se ishin infektuar me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.
Nëse më shumë prova klinike tregojnë se molnupiravir është një trajtim efektiv për COVID-19, ai do të bëhej bari i parë oral i krijuar posaçërisht për të luftuar virusin.
Megjithatë, që nga tani – pacientët me raste më të lehta të virusit mund të përdorin barna pa recetë, kundër dhimbjeve dhe zvogëlues të etheve, për të trajtuar simptomat.