Dr.Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrës Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandon gratë shtatzëna që të marrin vaksinën anti covid.
Kjo pasi në studimin e fundit të botuar në New England Journal of Medicine nuk janë gjetur efekte anësore të vaksinave anti covid, si tek nëna ashtu edhe tek foshnja shkruan CNN.
“Si e tillë, CDC-ja rekomandon që gratë shtatzëna të marrin vaksinën anti covid”, tha Walensky.
“Ne e dimë se ky vendim është personal dhe unë i inkurajoj gratë shtatzëna që të konsultohen me profesionistët shëndetësore për të përcaktuar se cila është më e mira për ato dhe foshnjen e tyre”, shtoi ajo.
Gjatë kësaj jave, New England Journal of Medicine publikoi rezultatet e fundit duke bërë të ditur se vaksinat mRNA (Pfizer dhe Moderna) janë të sigurta dhe pa efekte anësore te gratë shtatzëna.
Në anën tjetër, muajin e kaluar, studimi i botuar në American Journal of Obstetrics and Gynecology zbuloi se vaksinat mRNA Covid-19 janë efektive te gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, dhe ato mund të përcjellin antitrupa mbrojtës tek të porsalindurit.