Ja çfarë shpjegimi jep shkenca nëse hani të njëjtin ushqim çdo ditë

Shëndetësia

Ja çfarë shpjegimi jep shkenca nëse hani të njëjtin ushqim çdo ditë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Pas shumë shkrimesh për larminë e ushqimeve që lexoni online, ndoshta ju duket befasi, por ndjekja e një rutine në ushqyerje mund të jetë fitimprurëse për një shëndet të mirë. Kështu thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, larmia e madhe e produkteve ushqimore që gjenden në treg mund të nxisë njerëzit drejt mbipeshës. Ata mund të bëjnë edhe zgjedhjeve të gabuara.

Jo më kot, gjyshet tona kujtojnë me nostalgji kohët kur zgjedhjet ushqimore ishin më të pakëta por shëndeti ishte më i mirë. Ky pretendim mbështetet edhe nga shkencëtarët.

Sipas tyre, njerëzit që ushqehen me produkte të larmishme janë të prirur të konsumojnë më shumë kalori. Madje, ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë shkakton një mërzi të madhe, sa i bën njerëzit të konsumojnë më pak ushqim.

Sipas studimeve, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj të njëjtit ushqim mund t’i bëjë njerëzit të mësohen me të dhe rrjedhimisht të hanë më pak.

Megjithatë, shkencëtarët janë ende të paqartë mbi pasojat e monotonisë në ushqyerje. Sipas tyre, është ende e paqartë nëse ngrënia e një ushqimi të caktuar mund të shkaktojë pakësim të energjisë.

Paqartësi ka edhe për periudhën që kërkohet për një njeri që të mësohet me një ushqim, të mërzitet me të dhe të hajë më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat