Krejt çfarë mund të bëjmë për ta ngadalësuar punën e metabolizmit është të kemi kujdes në ushqim dhe të mos bëjmë gabime të caktuara. Më poshtë ju sjellim disa arsye dhe këshilla pse ngadalësohet puna e metabolizmit.
PAKËSIMI I KALORIVE
Keni vendosur të humbni në peshë dhe keni pakësuar konsumimin e kalorive. Kurrsesi mos vuani urie. Zvogëlimi i tepërt i numrit të kalorive e bën të kundërtën - ngadalëson metabolizmin. Pos kësaj, organizmi fillon ta shfrytëzojë indin muskulor si energji të veten. Zgjedhja është e thjeshtë, në çdo tri apo katër orë, hani shujtat.
MUNGESA E KAFEINËS
Nuk keni pse ta konsumoni kafeinën vetëm përmes kafesë, këtu është edhe çaji i gjelbër që është burim më i shëndetshëm se sa vetë kafeja. Kafeina përshpejton metabolizmin për 15 për qind.
MUNGESA E PROTEINAVE
Edhe proteinat ndërtojnë muskujt, e pos kësaj, në mënyrë të hatashme e aktivizojnë metabolizmin.
MUNGESA E FIBRAVE
Konsumimi i përditshëm i fibrave mund ta zvogëlojë peshën nga 5 deri në 7 për qind. Hani perime me gjethe të gjelbër.
MUNGESA E KALCIUMIT
Përdorni më shpesh ushqimet, që janë të pasura me kalcium: djathi, qumështi, brokoli, lakra jeshile, fiku. Kjo vlen sidomos për femrat.
TEMPERATURA E UJIT
Është shumë interesante se si uji i ftohtë e ngadalëson metabolizmitn. Nëse pyesni pse, kjo për shkakun se organizmi shpenzon më shumë energji për ngrohjen e ujit.
MUNGESA E VITAMINAVE D
Kjo vitaminë ka ndikim të drejtpërdrejtë në shkëmbimin e materieve, pra grimcave ushqyese. Salmoni, vezët, janë burim natyral i vitaminave D.
MUNGESA E HEKURIT
Hekuri si mineral luan një rol të rëndësishëm në djegien e yndyrave. Hekurin mund ta merrni përmes tabletave dhe ampulave, por në mënyrë natyrale e gjeni në mish, perime të gjelbra, flluska. Kur shtohet burimi i hekurit në organizëm, në mënyrë automatike forcohet edhe metabolizmi.