Lufta me celulitin është e vështirë por jo e pamundur. Ka ende kohë për të punuar për një trup perfekt gjatë verës dhe për këtë ka disa zgjidhje që mund të jenë të dobishme.
Përdorni uthull molle
Aty ku ka celulit, aplikoni uthull molle dhe mbështilleni pjesën e trupit me një copë. Pas një ore, shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Pini sa më shumë ujë dhe hiqni dorë nga lëngjet
Rekomandohet të pini lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh. Përzieni limonin me pak ujë, pastaj pini lëngun. Thuhet gjithashtu se limoni është një aleat i shkëlqyeshëm kundër celulitit.
Ushqimi i shëndetshëm
Ushqimi gjithashtu luan rolin e tij. Ushqimi i pashëndetshëm krijon celulit, kështu që përpiquni të bëni pjata të shëndetshme.
Ushtrimi
Ushtrimet gjithashtu ndihmojnë të heqim qafe celulitin. Rekomandohet që të shkoni në palestër të paktën 2-3 herë në javë, në mëngjes ose në mbrëmje.
Një recetë shtëpiake kundër celulitit
Rekomandohet ta përdorni 2-3 herë në javë, duke masazhuar zonën ku keni celulit për 3-5 minuta. Përzieni një filxhan vaj kokosi, një filxhan sheqer dhe një gjysmë luge kanellë dhe aplikojeni në vendet ku keni celulit me lëvizje rrethore.