Lëngjet e freskëta të shtrydhura, pos se freskojnë, paraqesin edhe një eliksir të vërtetë për shëndetin
PASTRIMI I ORGANIZMIT
Përzieni karotën, domaten dhe lëngun e limonit. Vitaminat nga këto perime ju sigurojnë ten të bukur. Bëhet fjalë për antioksidues të fortë të cilët ngadalësojnë plakjen e qelizave. Kombinimi i karotës, domates dhe limonit nxit krijimin e kolagjenit. Për dy javë, çdo ditë para drekës dhe darkës pini një gotë të madhe me këtë lëng.
HEDHJA E LËNGJEVE
Përzieni karotën, panxharin dhe trangullin. Lëngu nga karota dhe panxhari përmirësojnë punën e mëlçisë, selino përshpejton kalimin e ushqimit nëpër zorrë, e trangujt ndikojnë në hedhjen e lëngjeve të tepërta nga organizmi. Pini një gotë të këtij lëngu para shujtave kryesore.
LËNGU PËR HUMBJE NË PESHË
Lëngu nga panxhari - eliminon lëngjet tepricë nga organizmi, përmirëson punën e lukthit dhe zorrës së florës: preni imët gjashtë gjethe të sallatës, 1 brokol, 1 panxhar, gjysmë rrënjë kopër. I shtrydhni dhe pini lëngun.
MBUSHNI BATERITË
Përzieni panxharin, lakrën, domaten dhe specat. KY Është një lëng plot me vitamina. Lakra posedon fibra bimore, karota dhe panxhari folate, që zbutin lodhjen.