Bima e quajtur bishtkali (lat. Equisetum), mund të rritet nëpër livadhe, sidomos në ato pranë moçaleve. Nuk mund të thuhen përnjëherë vetitë e saj të shumta shëruese. Është bimë e pasur me acide të shëndetshme, kalcium dhe silicium, e kjo edhe është arsyeja pse shumë shpesh përdoret edhe te problemet që ndërlidhen me eshtra. Çaji nga kjo bimë është e pashmangshme te personat që kanë thyerje, ligamente të dëmtuara apo thjesht kanë eshtra të dobët.
Ndihmon edhe në forcimin dhe rritjen e flokëve, thonjve, lëkurës dhe indit të muskujve. Bima konsiderohet si një ndër ilaçet më të mira për shërimin e sëmundjeve të mushkërive, madje edhe të rasteve më të rënda. Është e mirë edhe për ata që kanë mungesë të gjakut, sepse nxit formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Çaji nga kjo bimë përdoret edhe për forcimin e imunitetit. Është e hatashme edhe në shërimin e të thatit në lukth, hemorroideve dhe në shërimin e veshkave, sëmundjeve të lëkurës, heqjen e celulitit.
PËRGATITJA E ÇAJIT
Së pari e thani bimën, e imtësoni. E vloni 10 deri 15 minuta, e mbuloni të qëndrojë një orë para se ta kulloni. Pini dy deri tri gota çaj në ditë. Pas përdorimit të rregullt prej tri javësh, bëni pauzë ose këshilloni mjekun.