A e keni ditur se djersitja e tepruar e shputave, duarve dhe në hapësirat e sqetullave e shkakton hiperhidroza? Me siguri se e keni vërejtur që më shumë djersiteni gjatë stinës së verës. Nuk ka vend për brengë, sepse natyra ka zgjidhje edhe për këtë problem. Me siguri se do t'ju ndihmojë.
RECETA E PARË
Përbërësit: 1 litër ujë, 4 qese çaj të gjelbër Përgatitja: përbërësit i hidhni në një enë dhe i vloni për 15 minuta, e më pas i lini të ftohen. Me lëngun fituar shpëlani duart, shputat e këmbëve dhe sqetullat.
RECETA E DYTË
Përbërësit: 10 ml uthull të mollës, 20 ml ujë.
Përgatitja
Përzieni të dy përbërësit dhe e pini lëngun çdo mëngjes në lukth të thatë, gjysmë orë para kafjallit.