Rezultatet më të reja të studimit të ekspertëve amerikanë zbulojnë se personat që në mënyrë të kontrolluar e shijojnë verën e zezë djegin më shumë kalori për tri ditë.
Konsumimi i kontrolluar, theksojnë ata, është një gotë verë në ditë për meshkuj dhe dy për femra.
Rezultatet e studimit tregojnë se konsumimi i rregullt i rrushit të zi dhe prodhimeve të tij ndihmon në parandalimin e mbipeshës dhe gjendjeve që ndërlidhen, si diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut.
"Ky studim e vërteton atë që e kanë vërtetuar edhe studimet paraprake, se vera e zezë përshpejton punën e metabolizmit", thekson lideri i studimeve, profesori Neil Shay.