Lëngu i stafidhes së zezë, i dobishëm për tru

Shëndetësia

Lëngu i stafidhes së zezë, i dobishëm për tru

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Profesorët nga Zelanda e re kanë bërë një studim, i cili ka treguar se konsumimi i lëngut të stafidheve të zeza dukshëm e përmirëson gjendjen shëndetësore të trurit dhe ia mundëson atij që të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme, thotë "Anadolu Agency" (AA).

Në studimin e publikuar në revistën shkencore "Journal of Functional Foods" thuhet se ky lëng e stimulon funksionimi ne trurit.

Shkencëtarët gjatë tri javëve kanë përcjellë 36 persona të moshës nga 18 deri 35 vjet, detyra e të cilëve ishte pirja një herë në javë e një gote prej 140 mililitrash të lëngut të kësaj peme.

Rezultatet kanë treguar se përbërësi i cili e stimulon trurin është antociani, i cili gjendet te stafidhet dhe te pemët e tjera të malit. Konsumimi i lëngut të stafidheve ka ndikim të mirë në aftësitë kognitive të pjesëmarrësve në studim edhe atë vetëm një orë pas konsumimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat