Trajtimi i sëmundjeve gjenetike duket se nuk do të jetë i arritshëm brenda një kohe të shkurtër.
Dy kompani që kanë qenë në fazën e hershme të trajtimit të sëmundjes së Huntingtonit me barnat e tyre përkatëse kanë paralajmëruar ndërprerjen e studimeve përkatëse për shkak të efektit të pamjaftueshëm.
Sëmundja e Huntingtonit është një sëmundje gjenetike që zhvillohet si pasojë e akumulimit të kopjeve defekte të trinukleotideve që kodojnë proteina defektive, që më pas krijojnë dëmtime progresive të pariparueshme të sistemit nervor qendror.
Sëmundja karakterizohet me demencë dhe çrregullim të lëvizjeve.