"Truri" i Pfizer: Ja pas sa muajsh antitrupat bien ndjeshëm

Shëndetësia

"Truri" i Pfizer: Ja pas sa muajsh antitrupat bien ndjeshëm

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:17
Ugur Sahin

Prodhuesit e një prej vaksinave me të kërkuara në të gjithë botën, asaj të Pfizer dhe Biontech, thonë se një dozë e tretë mund të nevojitet për të përforcuar mbrojtjen nga Covid-19, afërsisht një vit pas dy dozave të para.

Bashkëthemeluesi i kompanisë gjermane Biontech, Ugur Sahin, shpjegon se kur arrihet efekti maksimal i vaksinës dhe kur fillon reduktimi i antitrupave.

“Vaksina jonë arrin efektin maksimal 7 ditë pas dozës së dytë dhe fillon të bëjë efekt 12 ditë pas dozës së parë. Më herët, thuajse nuk ka imunizim. 12 ditë është minimumi.

Efikasiteti është i lartë, prej 95% dhe kjo është provuar edhe nga të dhënat në botën reale. Për shembull, në Izrael, ku mbi 5 milionë njerëz janë vaksinuar, efektshmëria atje është 96 ose 97%.

Por, pas 6 muajve, mbrojtja ulet në 91%, ndërsa pas 8 mujave antitrupat bien ndjeshëm.

Kështu, do të duhet një dozë e tretë për të rikthyer imunizimin pranë 100%; Mbase pas 9 muajsh e jo më vonë se 12 muajsh. Mendoj se me gjasë doza përforcuese do të duhet çdo vit ose çdo 18 muaj”, deklaroi Sahin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat