Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.
Në vend se të ishin me një ngjyrë rozë të shëndetshme, ato ishin si qymyri dhe ekstremisht të përflakura nga mbetjet e duhanit, duke i bllokuar ato.
Mjekët nga Spitali Popullor Ëuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.
Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë”.
Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: ‘A keni ende guximin të pini duhan?’