Pijet e shëndetshme që duhet t’i konsumoni në mëngjes

Shëndetësia

Pijet e shëndetshme që duhet t’i konsumoni në mëngjes

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Kur nuk konsumoni kafen apo një çaj, mëngjesi juaj nuk është i plotë. Kjo ndodh pasi keni stomakun bosh.

Për këtë arsye, duhet të merrni parasysh konsumimin e pijeve të shëndetshme kur e nisni ditën.

Çaji jeshil

Nëse preferoni çajin, zgjidhni atë jeshil për 3 ditë në javë. Përmban flavonoide dhe polifenole, antioksidantë natyralë. Këto përbërje janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin pasi ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup. Për më tepër, antioksidantët parandalojnë sëmundjen e zemrës duke relaksuar enët e gjakut.

Thuaji PO lëngut të domates

Lëngu i domates është jashtëzakonisht ushqyes. Kontrollon lloje të ndryshme të qelizave kancerogjene. Është një burim i pasur i likopenit antioksidues. Kjo përbërje zvogëlon rrezikun e problemeve me mushkëritë dhe stomakun.

Limon dhe ujë

Uji me limon dhe mjaltë është një pije e pereferuar sidomos për ata që duan të luftojnë peshën. Shtrydhni një gjysmë limoni dhe përziejeni me një gotë ujë të ngrohtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat