Studimet shkencore kanë treguar se, ushqimi i pasur në pemë, perime, bishtajore, drithëra, perime me lëvozhgë të fortë, paraqet kombinimin e ushqimeve jetësore. Një ushqim i tillë, është parakushti bazë për shëndet të mirë dhe jetëgjatësi.
DRITHËRAT
Duhet ta përbëjnë bazën e ushqimit tonë. Këtu përfshihem edhe makaronat, orizi dhe misri. Kur i zgjedhin në formën e parafinuar, janë të pasura me fibra dietale dhe me shumë vitamina e minerale.
PEMËT DHE PERIMET
Ky lloj i ushqimit vjen me laramani ngjyrash e shijesh. Janë burimi më i fortë për antioksidues, vitamina dhe minerale. Shumë njerëz më shumë pëlqejnë pemët se perimet, por nevojitet një ekuilibër i përdorimit të tyre.
BISHTAJORET DHE FARAT
Bishtajoret si fasulja dhe bizelet, janë burim i mineraleve të dobishme dhe vitaminave. Farat sigurojnë yndyrën bazë, por pasi që janë burim i kalorive, duhet kufizuar konsumimin e tyre.