Për të gjithë ata që mund të hyjnë në ndryshimet drastike që ushqimit për të humbur në peshë, ju sjellim tre hapa të lehtë që të arrini rezultatet e dëshiruara.
HANI HERËT
Hulumtimet e ndryshme kanë zbuluar se kafjalli e përmirëson metabolizmin dhe ndikon që gjatë ditës të jemi më pak të uritur, e kështu që më pas mund të drekojmë dhe darkojmë shëndetshëm. Në mënyrë që trupi sa më shpejtë të shkrijë dhjamin, pas zgjimit, hani kafjall sa më herët që është e mundur.
HANI DERISA TË NGOPENI
Kafjalli le të jetë i fortë dhe i pasur në mënyrë që pas dy apo tri orëve të mos e ndjeni përsëri urinë. Hani ushqimin i cili tretet ngadalë: ushqimin i cili në vete përmban shumë fibra dhe shumë proteina, pasi që ju dhuron sasinë e duhur të energjisë. Kujdes që kafjalli të mos përmbajë shumë sheqer.
MOS E TEPRONI
Një kafjall i pasur do t'ju ngopë, por mos e teproni. Hani mesatarisht, vetëm aq sa keni nevojë. Kur ta ndjeni se jeni ngopur, ndaluni. Nuk keni pse të hani gjithçka që ndodhet para jush.