E vërteta e tmerrshme për ekspresin e kafes dhe një mënyrë natyrale pastrimi

Shëndetësia

E vërteta e tmerrshme për ekspresin e kafes dhe një mënyrë natyrale pastrimi

Më: 25 maj 2021 Në ora: 06:43
Ilustrim

A e di se ekspresin e kafes duhet ta pastrosh çdo muaj? Jo vetëm për të pastruar kafen, por edhe për shkak se ekspresi mund të krijojë një lloj lagështire ose myk për shkak të kafes së depozituar. Një studim i fundit zbuloi se rreth gjysma e ekspresëve klasikë të kafes kishin myk, madje edhe shumë baktere në enët ku depozitohet kafja. Po ashtu, kafja përmban edhe yndyrë, që gjithashtu lë shenja të zeza në ekspres.

Për fat të mirë, ka një mënyrë natyrale që mund të ndihmojë për pastrimin e ekspresit të kafes: uthulla!

Nëse je lodhur duke kërkuar një mënyrë për të pastruar dhe për të shmangur mykun që krijohet në ekspresin e kafes, provo këtë zgjidhje të thjeshtë dhe ekologjike pastrimi që jo vetëm e pastron mjaft mirë ekspresin, por edhe largon të gjitha bakteret që krijohen nga depozitimi i kafes.

Ja çfarë duhet të bësh.

1. Mbushe enën e ekspresit me sasi të barabartë uji dhe uthulle të bardhë. Uthulla është një pastrues natyror që zhduk yndyrën dhe pastron mbeturinat e kafes. Vendose në prizë dhe lëre ekspresin të bëjë një cikël të shkurtër, pastaj fike.

2. Për rreth një orë lëri bashkë ujin dhe uthullën që të veprojnë për të pastruar të gjitha bakteret e mundshme edhe me avullin që krijohet në enë. Pas një ore, ndize sërish ekspresin edhe me një cikël tjetër, në mënyrë që të pastrohet gjithçka mund të ketë mbetur.

3. Bëj edhe tri cikle të tjera të shpejta dhe pastaj derdhe ujin. Fshije me kujdes. Tani je gati për një kafe të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat