Pas 40 vjetësh i rikthehet shikimi pjesërisht të verbrit

Shëndetësia

Pas 40 vjetësh i rikthehet shikimi pjesërisht të verbrit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 23:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burr të verbër i është rikthyer vizioni pjesërisht duke përdorur terapi optogjenetike dhe syze të inxhinieruara. Ky është rasti i parë i suksesshëm i një terapie të tillë tek njerëzit.

Studiuesit trajtuan 58-vjeçarin i cili për 40 vjet vuante nga retiniti pigmentosa  një sëmundje neurodegjenerative e syve ku humbja e fotoreceptorëve mund të çojë në verbëri të plotë.

Pigmentoza e retinës ndryshon mënyrën se si ajo i përgjigjet dritës, duke e bërë të vështirë pamjen dhe njerëzit me këtë gjendje humbin shikimin ngadalë me kalimin e kohës, sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë.

Muaj pas injeksionit, studiuesit e pajisën pacientin me syze të përpunuara të cilat zbuluan ndryshime në intensitetin e dritës dhe do të projektonin impulse përkatëse të dritës në retinën e syrit për të aktivizuar qelizat e trajtuara.

Megjithëse pacienti nuk mund të njihte fytyrat ose të lexonte pas trajtimit, ai ishte në gjendje të përceptojë, lokalizojë, numërojë dhe prekë objektet duke përdorur syrin e tij të trajtuar vetëm derisa mbante syzet.

Para trajtimit, pacienti nuk mund të shihte e as të identifikonte objektet ose gjërat e ndryshme.

Por disa muaj pas injeksionit mund të shihte vijat e bardha në një vendkalim të këmbësorëve të zbulonte objekte si pjatën, telefonin, të identifikonte mobiljet në një dhomë ose një derë në një korridor kur përdorte syzet.

“Fillimisht pacienti nuk mund të shihte asgjë. Padyshim që kjo duhet të ketë qenë mjaft zhgënjyese. Dhe pastaj spontanisht ai filloi të ishte shumë i ngazëllyer, duke raportuar se ai mund të shihte shiritat e bardhë përtej rrugës”, shkruan CNN.

Shkencëtarët gjithashtu kontrolluan se si sjellja vizuale korrespondonte me aktivitetin e trurit.

Burri ishte pacienti i parë në grupin e parë të studimit i cili arriti të stërvitej siç duhet përpara se pandemia e koronavirusit të prishte kërkimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat