Pijet e gazuara dëmtojnë zemrën dhe veshkat

Shëndetësia

Pijet e gazuara dëmtojnë zemrën dhe veshkat

Më: 27 maj 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Pjesëtaret e gjinisë së bukur që brenda ditës pinë një apo më shumë pije të gazuara janë më të rrezikuara nga sëmundjet e veshkave, thonë ekspertët gjermanë.

Deri te një konstatim i tillë ata kanë ardhur në bazë të analizave të urinës dhe shprehive të më shumë se 10 mijë femrave.

Nga ana tjetër, nëse pjesëtarët e të dyja gjinive pinë së paku një lëng të gazuar, kanë po të njëjtin rrezik që të sëmuren nga zemra. Një gjë të tillë e kanë treguar hulumtimet nga universiteti në Boston, në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 9 mijë persona.

Ishte vërtetuar se konsumimi i pijeve të gazuara shton gjasat për sindromën metabolike, ku përfshihet edhe shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i sheqerit, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat