Disa stresin e quajnë si sëmundje e kohërave moderne, por është e qartë se njerëzit vuajnë prej tij. Stresi është armiku i shëndetit dhe dukjes, e në vijim ju paraqesim disa artikuj ushqimorë që e luftojnë atë.
SELINO
Selino ka një spektër të gjerë të efekteve qetësuese. Studimet kanë treguar se konsumimi i katër kërcejve selino në ditë mundet ta ulë shtypjen e gjakut, që është një nga simptomat e para të stresit.
HUDHRA
Hudhra përdoret tash e mijëra vjet, shkaku i përbërësve antibakterialë dhe antidepresivë. Këta përbërës ndikojnë në zvogëlimin e infeksioneve, inflamacioneve, ndikon në qarkullimin e gjakut, mban ekuilibrin e sheqerit ngjak.
PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR
Perimet me gjethe të gjelbër janë: brokoli, lakra jeshile, lakra, lakra kineze dhe rrika. Këto perime përmbajnë squfur dhe përbërës që stimulojnë enzimat që parandalojnë përhapjen e ndryshimeve kancerogjene.
KAMOMILI
Dihet që çaji nga kamomili ndihmon te pagjumësia, nervozizmi dhe problemet me stomak. Kamomili po ashtu parandalon infeksionet.