Kumaku (lat. Calendula officinalis) përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Kumaku përmban një sasi të madhe me flavonoide, falë të cilave lufton inflamacionet. Kumaku është përbërës i rëndësishëm për përzierjet e çajit, me të cilat hiqen dhimbjet në traktin digjestiv. Shëron plagët në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore, e normalizon punën e mëlçisë dhe sekretimin e vrerit. Falë efektit të saj kundër inflamacioneve, kjo bimë e qetëson infeksionin në zorrën e trashë.
Prania e taninës e arsyeton përdorimin e saj për shërimin e diarresë. Kumaku ndikon mirë edhe në lëkurën, përdoret kundër të djegurave nga dielli, plagëve. Pasi që është e pasur me provitamina A, ndihmon edhe te psoriaza.
ÇAJI NGA KUMAKU
Përgatitja:
Një lugë të vogël të çajit të gjethes së kumakut e përzieni me 250 ml ujë të vluar. Më pas enën e buloni dhe e lini që të pushojë për së paku dhjetë minuta. Më pas e kulloni dhe pini nga dy gota çaj në ditë, dhe atë ngadalë, gllënjkë për gllënjkë. Çajin nga kumaku ta pini për dhjetë ditë rresht, bëni pauzë së paku dhjetë ditë.