Shpeshherë ndodh që mos të kemi kohë të pushojmë, të flemë gjumë dhe na nevojitet energji shtesë, e cila na mban zgjuar gjatë ditës. Nëse keni nevojë për energji, kjo është pija e duhur për juve
PËRBËRËSIT: 2 lugë mjaltë 500 ml. ujë 1 gotë lëng limoni të shtrydhur
PËRGATITJA: Të gjithë përbërësit i vendosni në një tepsi prej qelqit ose kavanoz dhe i përzieni derisa të bashkohen mirë. Përdoreni ujin e ngrohtë, sepse mjalti shkrihet më shpejt. Shtimi i lëngut të limonit në ujë është mënyra më e thjeshtë që të keni lëngun energjik.
Limoni ujin e shndërron në pije energjike natyrale, përplot me elektrolite. Mjalti është i pasur me karbohidrate, që janë derivat primar, që trupi i përdor për prodhimin e energjisë.