'Nishanet' e vogla dhe të kuqe në lëkurë: Sa të rrezikshme janë?

Shëndetësia

'Nishanet' e vogla dhe të kuqe në lëkurë: Sa të rrezikshme janë?

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Nishanet e kuqe ose "angiomat e qershisë" janë rritje e zakonshme e lëkurës që mund të zhvillohen në shumicën e zonave të trupit tuaj. Ato njihen gjithashtu si angioma senile ose njolla "Campbell de Morgan".

Zakonisht gjenden tek njerëzit e moshës 30 vjeç e lart. Mbledhja e enëve të vogla të gjakut brenda një "angiome qershi" u jep atyre një pamje të kuqërremtë.

Ky lloj i rritjes së lëkurës zakonisht nuk është një shqetësim nëse nuk rrjedh gjak shpesh ose nëse nuk ndryshon në madhësi, formë ose ngjyrë. Bisedoni me patjetër me mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë gjakderdhje ose ndryshim të pamjes

Si duken angiomat e qershisë?

Shpesh duken si nishane të vegjël të thjeshtë, në ngjyrë të kuqe dhe me formë rrethore ose ovale. Disa duken të lëmuara dhe të barabarta me lëkurën, ndërsa të tjera duken paksa të ngritura. Mund të gjenden në krahë, këmbë, shpatulla, bust etj.

Çfarë i shkakton?

Shkaku i saktë i tyre është i panjohur, por mund të ketë një faktor gjenetik që i bën njerëz të caktuar me më shumë gjasa për t'i patur. Lidhen edhe me shtatzëninë, ekspozimin ndaj kimikateve, kushte të caktuara mjekësore dhe me klimën. Duket se ka një lidhje edhe me moshën. Angiomat e qershisë shpesh shfaqen në individë 30 vjeç e lart dhe rriten në madhësi dhe numër me moshën. Një studim tregon se mbi 75% e njerëzve mbi 75 vjeç i kanë.

Si mjekohen?

Ju ndoshta nuk do keni asnjëherë nevojë të mjekoni një angiomë qershie, por nëse do donit t'i hiqnit për arsye estetike dhe në rastin më të keq, për arsye mjekësore, ka disa mënyra: krio-kirurgji, kirurgjia me lazer, elektrokauterizimi etj.

Kur të kërkoni për trajtim mjekësor

Nëse vëreni ndonjë ndryshim në mënyrën se si duket një nishan i kuq, caktoni një takim me mjekun. Një angiomë e qershisë nuk do të zhduket vetvetiu, por gjithashtu nuk ka gjasa t'ju shkaktojë ndonjë problem. Mund të rrjedhë gjak nga koha në kohë nëse irritohet. Nga ana tjetër, një nishan i kuq që ndryshon në madhësi, formë ose ngjyrë është gjithmonë shqetësues dhe duhet të shihet nga mjeku juaj ose dermatologu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat