A nevojitet testimi për COVID-19 nëse je vaksinuar?

Shëndetësia

A nevojitet testimi për COVID-19 nëse je vaksinuar?

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Nëse jeni vaksinuar për COVID-19, mund të mos ju duhet të testoheni më, por ka disa përjashtime.

Udhëzimet e fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e SHBA-së ka thënë se nuk ka nevojë për testim apo karantinë nëse një person e ka përfunduar plotësisht vaksinimin, edhe nëse është i ekspozuar ndaj dikujt i cili është i infektuar. Një përjashtim është nëse personi zhvillon simptoma të koronavirusit, si temperaturë, kollitje apo plogështi.

Udhëzimet e përditësuara janë bazuar në studimet që tregojnë se personat e vaksinuar përballen me rrezik të ulët të infektimit. Edhe nëse infektohet dikush, do të ketë shumë më pak gjasa ta përhapë atë te të tjerët dhe simptomat do të jenë më të lehta, raporton AP.

Qendra ka thënë të vaksinuarit mund të përjashtohen edhe nga rutina e testimit në vendet e punës. Megjithatë, përcjellja e vazhdueshme e gjendjes shëndetësore rekomandohet ende për njerëzit që punojnë apo jetojnë në strehimore apo burgje, për shkak të rrezikut të lartë të shpërthimit të virusit.

Udhëzimet nuk vlejnë as për doktorët, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, të cilëve mund t’u kërkohet testi. Udhëzimet po ashtu mund të ndryshojnë varësisht nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat