Autoritetet shëndetësore po përpiqen të përcaktojnë nëse inflamacioni i zemrës dhe disa lloje të infeksioneve mund të jenë efekte anësore tek adoleshentët pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës COVID-19.
Në bazë të një studimi i cili është botuar të premten, me shtatë djem adoleshentë të cilët ishin të moshës 14 deri në 19 vjeç morën vaksina Pfizer gjatë muajit prill dhe maj, ku brenda disa ditëve patën dhimbje gjoksi, raporton Associated Press.
”Asnjëri nuk ishte i sëmurë rëndë, u dërguan në shtëpi pasi qëndruan dy deri në gjashtë ditë në spital”, ka thënë specialisti i sëmundjeve infektive Preeti Jaggi.
Vetëm një nga shtatë djemtë në raportin e Pediatrisë kishte prova të një infeksioni të mëparshëm të COVID-19 dhe mjekët vendosën se asnjëri prej tyre nuk kishte një gjendje të rrallë inflamatore të lidhur me koronavirusin.
CDC nuk ka përcaktuar nëse ka vërtet një lidhje me të dhe nxitë që të gjithë të fëmijët e moshës 12 vjeç e më lart të vaksinohen kundër COVID-19.
Autoritetet do të duhet të zbulojnë nëse rastet me inflamacionin e zemrës pas vaksinimit COVID-19 po ndodhin më shpesh.
CDC të premten njoftoi se shtrimet në lidhje me COVID-19 të fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç ranë në fillim të këtij viti, por u ngritën përsëri gjatë muajit prill dhe maj. Arsyet e mundshme përfshijnë përhapjen e varianteve të reja të virusit, kthimi në shkollë, lehtësimi i bartjes së maskave dhe rregullat e distancës sociale, treguan studiuesit e agjencisë.
Drejtori i CDC, Dr. Rochelle Walensky tregoj që shtrimet në spital po bartin shqetësime dhe kërkoi nga prindërit që ti vaksinojnë fëmijët e tyre.
“Vaksinimi është rruga jonë për të dalë nga kjo pandemi”, tregoi Walensky.