Me hudhër kundër insekteve

Shëndetësia

Me hudhër kundër insekteve

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Ka ilaç kundër gjallesave të vogla gjakpirëse.

Përmes mënyrës së të ushqyerit, që nënkupton konsumimin e më shumë pemëve dhe perimeve, e më pak mish dhe ëmbëlsira, mushkonjat do të largohen prej jush. Këtë sugjerim mjeku austriak dr. Bankhofer e bazon në studimin e tij se insektet pëlqejnë personat me "gjak tepër të thartë", e persona të tillë janë pikërisht ata që hanë shumë ëmbëlsira dhe mish.

Mënyrë tjetër për shmangien e tyre është hudhra, konsumimi i saj.

Personat që nuk e durojnë këtë aromë, munden që me thelbin e saj të lyejnë pjesë të caktuara të trupit. Insektet nuk e pëlqejnë as aromën e vitaminave B, kështu që në ushqim duhet të kyçni edhe prodhimet nga mielli integral, prodhimet e qumështit, kërpudhat, arrat, ose sipas këshillave të mjekut austriak, trupin ta lyeni edhe me vaj nga livanda, karafili dhe uthull të mollës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat