Sipas një studimi të ri amerikan, personat obezë janë më të rrezikuar nga koronavirusi se sa personat me peshë normale.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të rriturit obezë kanë një normë vdekshmërie 60% më të lartë pas infeksionit me koronavirus.
Fëmijët mbipeshë gjithashtu janë në rrezik më të madh për tu intubuar, nëse infektohen nga koronavirusi.
Studimi i ri tregon se personat obezë gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë probleme kardiovaskulare , mpiksje të gjakut, probleme të mushkërive, një sistem imunitar të dobësuar dhe inflamacion kronik pasi të kenë kaluar Covid-19.