Nëse pa vetëdijen tuaj hidhni ushqime nga shprehia juaj, ju sugjerojmë mos ta bëni këtë.
LËVORJA E QEPËS
Lëkura e qepës së kuqe dhe hudhrës është e pasur me kuercetinë, antioksidues i fortë, që ndikon kundër inflamacioneve. Shtojeni derisa përgatisni supën, por ta hiqni para shërbimit.
LËVORJA E PJEPRIT
Lëvorja e pjeprit është e pasur me agruminë, aminoacid që përmirëson qarkullimin e gjakut.
GJETHET E SELINOS
Gjethet kanë pesë herë më shumë kalcium dhe magnez sesa kërcelli. Po ashtu përmbajnë edhe vitamina C, antioksidues i fortë që ndihmon në luftën kundër kancerit, sëmundjet e zemrës dhe procesin e plakjes.
LËVORJA E PORTOKALLIT
Portokalli është përplot me vitamina C dhe është preparat natyral për forcimin e sistemit imun, ndërsa që lëvorja përmban fibra dhe vitamina.
LËVORJA E KIVIT
Lëvorja me qime përmban tri herë më shumë antioksidues se sa vetë fryti. Pos kësaj, posedon edhe përbërës kundër kancerit dhe alergjive.