Fundi i verës dhe arritja e vjeshtës sjell kungujt. Bëhet fjalë për perimen e pasur me përbërësit që forcon organizmin. Ja arsyet pse duhet ta konsumoni më shpesh
RUAN PESHËN
Kungujt janë perime me ngjyrë të verdhë, të portokalltë. Në 100 gr gjenden më pak se 30 kalori, dhe 90 për qind të ujit që e bën ushqim dietal. Konsumimi i rregullt ul kolesterolin e keq në gjak.
MBRON IMUNITETIN
Ngjyra e mishit dhe lëvores së saj sinjalizon se bëhet fjalë për perimet e pasura me betakarotinë. Bëhet fjalë për antioksiduesin që mbron organizmin nga ndikimi i radikalëve të lirë, ruan shëndetin e syve dhe forcon imunitetin. Forcimin e organizmit e ndihmojnë edhe vitaminat C, E dhe K, si dhe është i pasur me kalium, kalcium dhe hekur.
PËRMIRËSON TRETJEN
Në kungull gjenden shumë fibra ushqyese. Pektina dhe celuloza përmirësojnë tretjen dhe qetësojnë vështirësitë në lukth, e më shumë u sugjerohet ta konsumojnë personat, që kanë telashe me kapsllëk dhe zorrë të trashë.
BURIM PËR PROTEINA
Nga mishi i kungullit, shumë më kalorik dhe më ushqyese janë farat, në të cilat gjenden 45 për qind yndyrë dhe 25 për qind proteina. Proteinat përmirësojnë qelizat e vdekura të veshkave, mëlçisë dhe muskujve.