Dobitë e kripës së detit

Shëndetësia

Dobitë e kripës së detit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se deti ka veti shëruese, por janë të paktë ata që ia dalin ta kuptojnë se një rëndësi të madhe këtu luan kripa, që gjendet në ujin e detit.

Por, kjo është ditur që nga lashtësitë. Kripa e detit është e pasur me rreth 80 minerale të ndryshme, me karbonate dhe sulfate, e përmban edhe kalcium, kalium, natrium, brom, mangan, magnez, jod, hekur, fluor, etj. Të gjithë këta përbërës janë të domosdoshëm për zhvillimin e organizmit tonë.

Kripa e detit ndihmon te reaksionet alergjike, meqë ka veti antiseptike dhe antihistaminike, për çka përdoret me sukses për trajtimin e të gjitha alergjive.

Kripa nxitë organizmin që t'i nxjerrë jashtë substancat helmuese dhe e stimulon metabolizmin. Kripa e detit e bën lëkurën më shkëlqyese, të kadifenjtë, falë mineraleve që lidhen për lëkure. Kripa është e dobishme edhe për mendjen e njeriut. Banja në ujë me kripë deti qetëson mendjen dhe freskon në aspektin psikik, prandaj lufton me sukses stresin dhe depresionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat