Erëzat janë pjesë integrale e çdo vakti të kuzhinës dhe a e dini se çfarë efekti kanë ato në shëndetin tonë?
Gjellët, pa i shtuar borzilok, majdanoz, rigon dhe bimëve të tjera aromatike janë pothuajse të paimagjinueshme për ne.
A keni pyetur ndonjëherë se cilat cilësi shëruese fshihen në këto barëra që kënaqin qiellzat tona?
Ne jemi të sigurt që do të habiteni nga ato që do të mësoni.
Ruani erëzat bimore të freskëta në kavanoza të vegjël në të cilët do të shtoni pak ujë, mbulojini me folie plastike dhe ruajini në frigorifer
Borziloku zbut dhimbjet
Pikërisht, vaji i borzilokut ka një përbërës të quajtur eugenol, i cili ka cilësi antiinflamatore dhe zbut dhimbjen.
Kopra
Zgjidh shkëlqyeshëm problemet e lemzës. Kërkimet kanë treguar se çaji i bërë nga kopra ndalon në çast lemzën”.
Menta
Është e shkëlqyeshme për dhimbjet e stomakut. Gjethet e mentës ndihmojnë në luftën kundër fryrjes së barkut, ngërçeve të stomakut dhe shumë problemeve të tjera të shkaktuara nga tretja jo e mirë.
Rigoni forcon imunitetin
Kjo bimë, pa të cilën pica është e paimagjinueshme, është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe ka veti antibakteriale që ndihmojnë trupin të luftojë shumë infeksione dhe sëmundje.
Majdanozi forcon zemrën
Majdanozi është shumë i pasur me acid folik i cili ndihmon në zvogëlimin e aminoacidit natyror në trup të quajtur homocisteinë. Ky aminoacid mund të dëmtojë enët e gjakut dhe kështu të rrisë rrezikun e sulmit në zemër.
Rozmarina përmirëson shikimin
Kërkimet e fundit kanë krijuar një lidhje midis acidit të fshehur në rozmarinë dhe mbrojtjes kundër dëmtimit të retinës së syrit.