Nëse jeni duhanxhi i vjetër, vuani nga astma apo thjesht dëshironi që të keni mushkëri të pasta, atëherë ekzistojnë bimë magjike që e bëjnë këtë Lëpushka.
Kjo është njëra ndër bimët më të mira për pastrimin e mushkërive. Lëpushka përdoret si ilaç natyral kundër astmës, infeksionit të mushkërive dhe tuberkulozit. Pos se zvogëlon gëlbazin, redukton mukozën, pastron mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes.
Është bimë e dobishme edhe kundër nervozizmit, pengesave në ritmin e të rrahurave të zemrës.
Rrënja e jamballit (Glycyrrhiza glabra)
Rrënja e jamballit është dobishme për shërimin e shumë sëmundjeve, ndikon kundër viruseve, baktereve dhe nxit kollën për të pastruar mushkëritë. Pos se ka shije të këndshme, është edhe burim i hekurit. Pos se ndikon mirë te sëmundjet respiratore dhe ato të mushkërive, përdoret edhe për shërimin e të thatit, kundër depresionit, e madje edhe tullacërisë.