Alarmante janë shifrat që flasin se kanceri është një nga shkaktarët udhëheqës të vdekjeve në botë, e për t'u mbrojtur prej tij më së miri është të konsumoni ushqimin e shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
Është një ushqim që me sukses e lufton kancerin në zorrë të trashë, janë boronicat e kuqe. Kjo për faktin se përmban shumë polifenole.
Hulumtimet e bëra në Masaçusets tregojnë se boronicat e kuqe vrasin qelizat tumorale të zorrës së trashë. Boronicat e kuqe po ashtu mund të ofrojnë mbrojtje edhe kundër llojeve tjera të kancerit.
"Kemi identifikuar disa substanca në boronicat e kuqe që duken premtuese kundër kancerit në zorrë të trashë. Ajo që kemi hasur te kafshët është mahnitëse, e tani mbetet ta implementojmë edhe te njerëzit", thonë ekspertët.