Një studim ka treguar se konsumimi i çokollatës në mëngjes mund të na ndihmojë të djegim dhjamin dhe rregullojmë nivelin e sheqerit në gjak. Në studimin e botuar në FASEB Journal, pjesëmarrëset gra u ndanë në tre grupe. I pari përfshiu gratë që konsumuan 100 gram çokollatë brenda një ore nga zgjimi.
Grupi i dytë i grave konsumuan të njëjtën sasi një orë para se të shkonin në shtrat natën, ndërsa grupi i tretë nuk konsumoi çokollatë gjatë ditës.
Të dhënat treguan se grupi i grave, që konsumuan çokollatë në mëngjes, nuk shtuan peshë. Ata kishin gjithashtu ekuilibër në mikrobet e zorrëve dhe një përmirësim të cilësisë së gjumit.
“Hulumtimi ynë nxjerr në pah se si mekanizmat fiziologjikë të përfshirë në rregullimin e peshës trupore ndikohen jo vetëm nga ajo që hamë dhe kur hamë diçka”, deklaroi neuroshkencëtari Frank AJL Sir.