Hudhra është një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin e njeriut. Ajo është e pasur në vlera ushqimore dhe shëndetësore të cilat e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje.
Përbërësit e saj kanë aftësi shëruese për shumë probleme në rrugët e frymëmarrjes, përfshirë asmën.
Hudhra e freskët përmban dy herë më shumë vitaminë C se domatja, dhe pikërisht kjo vitaminë i ka dhënë hudhrës aftësinë të luftojë edhe astmën. Azma shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes, enjtjen e tyre dhe prodhimin e madh të sekrecioneve që luajnë rol bllokues.
Vështirësia në marrjen e frymës bëhet gjithnjë e më e madhe, ndërkohë që mund të shoqërohet edhe me kollë dhe fishkëllima të fytit. Astma është një sëmundje e pakurueshme, por njeriu është në gjendje të mbajë nën kontroll simptomat e saj.