Origjina e Alzheimerit duhet kërkuar në mëlçi

Shëndetësia

Origjina e Alzheimerit duhet kërkuar në mëlçi

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Alzheimeri me sa duket e ka origjinën në mëlçi dhe jo në tru, siç është menduar deri më tani.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Scripps Research Institute” në San Diego, të cilët e kanë botuar studimin e tyre në “Journal of Neuroscience Research”.

Studiuesit kanë gjetur në mëlçi karakteristikat e pllakave emiloide, formacione jashtëqelizore që parandalojnë transmetimin e stimulit nervor dhe shkaktojnë zhvillimin e sëmundjes.

Analiza e studiuesve kalifornianë tregon se të paktën një sasi e madhe pllakash lind në këtë organ dhe arrin në tru nëpërmjet qarkullimit të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat