Nga humbja e dhëmbëve mund të fitoni sëmundje të harresës

Shëndetësia

Nga humbja e dhëmbëve mund të fitoni sëmundje të harresës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Njerëzit të cilët fillojnë t’i bien dhëmbët kanë më shumë të ngjarë të preken nga Dementia.

Studiues nga Universiteti i Nju Jorkut kanë zbuluar se humbja e dhëmbëve është një faktor rreziku si për demencën ashtu edhe për dëmtimin kognitiv dhe me humbjen e secilit dhëmb, rreziku rritet, shkruan Dailymail.

Shëndeti i mirë oral, duke përfshirë protezat, mund të mbrojë kundër rënies kognitive, thotë ekipi studiues.

Përderisa, arsyeja për lidhjen mbetet e paqartë, një numër faktorësh mund të jenë në lojë.

Për shembull, dhëmbët që mungojnë mund të çojnë në probleme të përtypjes, të cilat mund të kontribuojnë në mangësi ushqyese ose të nxisin ndryshime në tru.

Studiuesit gjithashtu theksojnë se humbja e dhëmbëve mund të pasqyrojë disavantazhe socio-ekonomike gjatë gjithë jetës që janë gjithashtu faktorë rreziku për rënien njohëse.

Doktor Bei Wu, udhëheqës i studimit, ka thënë se  gjetjet nënvizojë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të mirë oral dhe rolin e tij në ndihmën për të ruajtur funksionin njohës.

Demenca është një term ombrellë që përdoret për të përshkruar një sërë çrregullimesh neurologjike progresive (ato që prekin trurin) të cilat ndikojnë në kujtesë, të menduarit dhe sjelljen.

Aktualisht nuk ka shërim për demencën, por ilaçet e reja mund të ngadalësojnë progresin e tij dhe sa më herët që vërehet, trajtimet më efektive janë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat