Hapat e duhur për imunitet të fortë

Shëndetësia

Hapat e duhur për imunitet të fortë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Ndoshta është mirë kur ta shihni diellin në këto ditë nëntori dhe me mëngët shkurtra të shijoni rrezet e diellit, por kështu dobësoni imunitetin. Kur sezoni i gripit dhe i viruseve tashmë është midis nesh, ka rëndësi të madhe që në mënyrë natyrale ta forconi imunitetin

KONTROLLIMI I STRESIT

E dimë se është e vështirë, por provoni ta kontrolloni stresin. Merrni frymë thellë, numëroni deri në dhjetë dhe mendoni se çfarë do të thotë që shëndetin tuaj ta shpëtoni nga reaksioni i shpejtë. Shëtisni, në tavolinën e punës vendosni një foto që ju kujton diçka të bukur.

LËVIZNI MË SHUMË

Nuk keni pse ta paguani palestrën për të qenë aktivë. Shëtisni, vraponi, disa herë në javë ushtroni në shtëpi, luani me fëmijët. Me rëndësi është që organizmi juaj të jetë në lëvizje, të merrni më shumë oksigjen, që muskujt të jenë më aktivë dhe ta përmirësoni qarkullimin e gjakut.

USHQEHUNI SHËNDETSHËM DHE FLINI MJAFTUESHËM

Më mirë blini 100 gramë ushqim cilësor se 300 gramë ushqime të dëmshme. Shmangni ushqimin e shpejtë, të përgatitur nga të tjerët. Hani pemë e perime. Nëse nuk flini tetë orë, atëherë truri nuk pushon sa duhet. Në mbrëmje pini çaj mente ose kamomili. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat