Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj pas moshës 60 vjeç, duhet të jeni më vigjilent, të keni më shumë kujdes dhe të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për të shmangur komprometimin e tij.
Këtu ju sjellim shtatë gabime shëndetësore që nuk duhet bërë kur mbushni të 60-tat, shkruan Eat This, not That!.
1. Mos bërja e gjumit një prioritet
Sipas studiuesve, njerëzit më të vjetër se 50 vjeç duhet të bëjnë të paktën tetë orë gjumë. Bërja e gjashtë orëve ose më pak gjumë çdo natë, rrit rrezikun e zhvillimit të çmendurisë në fund të moshës 70 vjeçare.
2. Mos mbajtja e lidhjeve tuaja shoqërore
Shumë njerëz nuk e dinë që vetmia mund të vrasë. Sipas një studimi të vitit 2018, izolimi ka të ngjarë të dyfishojë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje e lidhur me kardiovaskulare. Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Plakjes thotë se izolimi shoqëror çon në rritjen e rreziqeve të rënies njohëse, depresionit, një sistemi të dobët imunitar dhe mbipeshës.
3. Nuk pini mjaftueshëm ujë
Marrja e ujit është çështje e jetë a vdekje, pasi të dy, fëmijët dhe të rriturit e moshuar, janë në një rrezik më të lartë të pasojave të dehidrimit. Kjo sepse ata kanë një vëllim më të ulët uji në trupat e tyre.
4. Teprimi me ushtrime
Ndërsa ushtrimi është thelbësor në çdo moshë, ai mund të jetë i dëmshëm nëse teprohet, veçanërisht nga njerëzit mbi 60.
5. Dështimi për të mbajtur trurin tuaj të mprehtë
Ndërsa njerëzit plaken, truri i tyre ndryshon duke çuar në ndryshime njohëse që ata përjetojnë. Sipas Shoqatës “Alzheimer”, nuk është kurrë vonë për të filluar aktivitete sociale dhe mendore që ushqejnë shëndetin e trurit tuaj.
6. Mosrespektimi i kufizimeve dietike dhe ilaçeve
Njerëzit mbi 60 vjeç kanë më shumë të ngjarë të kenë komplikime shëndetësore kronike siç janë diabeti tip 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Medikamentet për sëmundje të tilla përfshijnë insulinë dhe ilaçe antikoaguluese.
7. Moslënia e duhanit
Ndalimi i zakonit të nikotinës është i dobishëm për të gjithë, pavarësisht nga mosha e tyre. Kur jeni mbi 60 vjeç, lënia e duhanit mund t’ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin tuaj, dhe madje të shpëtoni jetën tuaj.