Beta h-CG është gonadotropinë horionike. Ndryshe quhet edhe hormon i shtatzënisë
Ky hormoni tajit në inde të placentës së bebes. Mund të përdoret në mënyrë diagnostike për të përcaktuar shtatzëninë, por edhe për të monitoruar ecurinë e saj.
Tajitja e tij mund të regjistrohet disa ditë pas implantimit të embrionit në mitër.
Në ditën kur femra më së shpeshti e bën testin për konstatimin e shtatzënisë – ditën e parë kur i ndërpriten menstruacionet, gjë që mesatarisht janë 12 deri në 14 ditë pas ovulimit – niveli i Beta HCG-së në gjak është rreth 100 IU/L, por gjithashtu mund të jetë edhe mjaft më i lartë apo më i ulët.
Në rast të shtatzënisë shumëfishtë, niveli i Beta HCG-së mund të jetë dukshëm më i lartë.
Niveli më i lartë arrihet rreth javës së nëntë të shtatzënisë kur lartësia e saj është edhe deri në 120.000 IU/L.
Vlera pastaj fillon të bjerë, ndërsa nga java e 20-të deri në fund të shtatzënisë është afërsisht 20.000 IU/L.