Në periudhat e ftohta kohore më së shpeshti na dobësohet sistemi imun si dhe jemi më të prirë për t'u prekur nga sëmundjet sezonale. Nga disa përbërës natyralë, që i keni në shtëpi, mund të përgatitni shurup, që ndryshe quhet edhe si antibiotik natyral. Shijen e ka të fortë, po ashtu edhe efektin, nuk do të sëmureni, por nëse tashmë jeni sëmurë shumë shpejt do të shëroheni
PËRBËRËSIT:
- 1 thelb të hudhrës të shtypur - 2 lugë xhenxhefil të bluar ose 1 lugë rrënjë xhenxhefili të gërryer - ½ e lugës speca pikantë të bluar - ½ e lugës kanellë të bluar - 1 dl lëng limoni freskët të shtrydhur - 2 lugë mjaltë
PËRGATITJA:
Së pari përzieni të gjithë përbërësit, me përjashtim të mjaltit, e në fund e përzieni edhe atë. E lini tri orë në temperaturë të dhomës, e më pas e vendosni në kavanoz prej qelqit, dhe ashtu të mbyllur e vendosni në frigorifer. Për forcimin e sistemit imun, çdo ditë merrni një lugë në mëngjes, në lukth të zbrazët. Nëse tashmë jeni ftohur, nga një lugë shurup merreni tri herë në ditë para shujtave.