Çfarë tregojnë dhëmbët për shëndetin tuaj? Këto janë disa shenja paralajmëruese që shfaqen në gojë

Shëndetësia

Çfarë tregojnë dhëmbët për shëndetin tuaj? Këto janë disa shenja paralajmëruese që shfaqen në gojë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:30
Ilustrim

Ekspertët kanë zbuluar shenjat paralajmëruese që të gjithë duhet të dinë t’i kontrollojnë në gojën e tyre, të cilat mund t'ju japin një pasqyrë të shëndetit tuaj.

Mishra të enjtur rreth dhëmbëve

Mund të thotë: Shtatzëni

Enjtja e mishrave të dhëmbëve shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe zakonisht zgjidhet pas lindjes, por është akoma e rëndësishme që të kontrollohet, sepse për një numër të vogël të grave mund të zhvillohet në sëmundje më të rënda të mishrave të dhëmbëve.

Gërryerje e dhëmbëve

Mund të tregojë: Stres

Stresi ndikon në të gjithë trupin tonë, madje edhe në dhëmbët tanë. Gërryerja ose zvogëlimi i dhëmbëve, shpesh lidhet me stresin dhe ankthin.

Shumë njerëz që kërcasin dhëmbët nuk janë as të vetëdijshëm se e bëjnë këtë sepse ndodh gjatë natës ndërsa flenë ose kur janë të përqendruar.

Dhëmbët e rrafshët shoqërohen gjithashtu me dhimbje koke dhe dhimbje nofullash.

Njolla të bardha

Mund të tregojë: HIV ose kancer

Njollat e bardha në gojë, ose Leukoplakia, janë zakonisht të padëmshme dhe mund të shkaktohen nga pirja e duhanit ose acarime të tjera.

Sidoqoftë, në raste shumë të rralla, njollat e bardha në gojë mund të jenë një shenjë e HIV ose kancerit. Stomatologu duhet të ekzaminojë ‘patch-in’ për të përjashtuar infeksionet dhe për të kontrolluar që nuk është shkaktuar nga kafshimi.

Ulçera e vazhdueshme

Mund të thotë: Kancer i gojës

Simptomat e kancerit të gojës përfshijnë ulçera të dhimbshme të vazhdueshme të gojës, gunga që nuk zhduken dhe mpirje të pashpjegueshme të dhëmbëve.

Gjuhë e kuqe

Mund të thotë: Mungesë kronike e hekurit

Pamja e gjuhës mund të ndryshojë në tone të ndryshme të të kuqes dhe gjithashtu të ndryshojë madhësitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat