Humbje në peshë me çokollatë?

Shëndetësia

Humbje në peshë me çokollatë?

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Çokollata që moti konsiderohet si ushqim i zotave shkaku i shijes së saj, e sidomos femrat po kënaqen me shijen e saj.

Miti i njohur që thotë se çokollata shkakton puçrra nuk është vërtetuar, sepse nuk është gjetur asnjë lidhje e drejtpërdrejtë midis tyre.

Edhe pse studimet e fundit tregojnë se çokollata ka veti shëruese, por me rastin e konsumimit të saj duhet pasur kujdes me sasinë. Këtë ëmbëlsirë duhet ta konsumoni pasi që është e pasur me fosfor, hekur dhe magnez.

Çokollata mbron prej sëmundjeve kardiovaskulare, ndikon në uljen e shtypjes së gjakut, por edhe në disponim.

Në mënyrë që të kënaqeni me çokollatën dhe njëkohësisht të humbni në peshë, provoni që konsumimin e çokollatës ta kufizoni në vetëm 2 katrorë, zgjidhni çokollatën e zezë, përkatësisht atë që posedon më shumë se 60 për qind kakao.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat