Shkrimi i keq i mjekëve, shkak i vdekjeve të pacientëve

Shëndetësia

Shkrimi i keq i mjekëve, shkak i vdekjeve të pacientëve

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Kur flitet për shkrimin e mjekëve, shpesh flitet si me shaka, dhe ka edhe batuta të ndryshme, mirëpo nuk e dimë se sa serioze është kjo punë, pasi për disa është çështje jetë a vdekje.

Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave të Institutit Kombëtar të Mjekësisë në SHBA, fakti që infermierët apo farmacistët nuk mund të dallojnë qartë emërtimin e barnave nga shkrimi i keq i mjekëve, shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA.

1.5 milion njerëz dëmtohen vetëm prej recetave me shkrim të keq të mjekëve, shkurtimeve dhe ngatërrimit të dozave nga farmacisti që e lexon.

Gabimet e mjekëve mbajnë vendin e tretë në botë për vdekjet e pacientëve, shto këtu edhe problemin e farmacistëve në deshifrimin e recetave, do ta kuptoni pse njihni personalisht aq shumë raste njerëzish që kanë gjetur vdekjen ose janë përkeqësuar për shkak të gabimeve të mjekëve

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat