Çfarë është sëmundja e ‘etheve të minjve’?

Shëndetësia

Çfarë është sëmundja e ‘etheve të minjve’?

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Sëmundja e etheve të minjve është një virus që përhapet përmes ushqimit të prekur nga brejtësit e kontaminuar.Kjo sëmundje ka një rrezikshmëri të lartë vdekjeje duke kaluar mbi 60%.

Simptomat e para janë temperaturë e lartë dhe ethe, prandaj edhe në gjuhë të thjeshtuar quhet “ethet e minjve”.

Kjo sëmundje prek organet jetësore, si veshka, mushkëria e mëlçia duke çuar në mos funksionimin e tyre.

Por krahas kujdesit nga bluzat e bardha, mjekët këshillojnë që qytetarët të shtojnë kujdesin ndaj ushqimeve bimore dhe shtazore që ata konsumojnë.

Kjo pasi sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por përgjithësisht përmes ushqimit të kontaminuar, i rënë në kontakt me minjtë e infektuar me këtë virus.

Për të evituar përhapjen e kësaj sëmundje, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka shpërndarë dhe disa masa parandaluese, siç është kontrolli i ushqimeve, përpunimi termik i produkteve ushqimore, larja e duarve me ujë dhe sapun si dhe të pastrohen frutat e pyllit.

Masat parandaluese

Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
Mos hidhni mbeturina kudo
Të bëhet klorimi i ujit të pijes
Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuar nga ekskretet e brejtësve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat