Blerjet “luks” çrregullimi mendor aktual!

Shëndetësia

Blerjet “luks” çrregullimi mendor aktual!

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Pse lind dëshira e madhe për të shpenzuar të holla në blerje?

Ekzistojnë shumë arsyeje pse njerëzit blejnë gjera, por mbi të gjitha të bëni pazare ju bënë të ndiheni mirë.

Në ditët e sotme e vulë i ka dhënë edhe pandemia, blerjet online janë bërë mjaft të shpeshta dhe praktike.

Kur blini online ju keni një komoditet më ta madh pasi që kudo që gjendeni e keni mundësin e blerjes.

Por, sa ndikon blerja “luks” në shëndetin mendor?

Sipas psikoterapistëve, varësia e blerjeve jo të domosdoshme në internet është një gjendje e shëndetit mendor dhe duhet të njihet zyrtarisht për aftësinë e saj për të ndikuar jo mirë në shëndetin tonë mendor dhe marrëdhëniet e njerëzve.

Të qenit i varur nga blerjet online duhet të njihet si një çrregullim mendor aktual

Çrregullimi i blerjeve online, është e njohur për dekada, por ekspertët thonë se po merr një kuptim të ri në epokën e internetit dhe tani prej 1 në 20 persona.

Njerëzit e fiksuar pas shpenzimit në internet mund të përfundojnë në borxh, të debatojnë me të dashurit dhe të humbasin plotësisht vetëkontrollin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat